×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Abrashi: Secila rrugë e re që ndërtohet do të ketë shtegun e çiklizmit

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi së bashku me grupin e çiklisteve“Marakli t’biçikletave”, sot kanë bërë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”.

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka deklaruar se secila rrugë që do të ndërtohet, do të ketë shtegun e çiklizmit, derisa theksoi se rrugët aktuale që i shfrytëzojnë këta të fundit, do të shënjezohen.

    “Ka disa ditë, që me “Marakli t’biçikletave”, jemi takuar kemi diskutuar, se qysh me e përmirësu infrastrukturën rrugore, sa i përket çiklizmit, po mendoj që është koha e fundit që standardet evropiane të fillojmë t’i implementojmë edhe në fushën e infrastrukturës. Sot përmes këtij aktiviteti simbolik, bashke me ministren Dumoshi, Marakli të biçikletave, kemi bërë shenjëzimin e shtegut për çiklizëm. Ajo çka do të bëjmë në vijim është që së bashku me “Marakli t ‘çiklizmit” dhe me të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë transport të hartojmë plane rregullore të reja, standarde për ministrin edhe për komunat në mënyrë që secila rrugë e re që përjektohet të ketë shtegun e çiklizmit. Përpos kësaj në rrugët aktuale për rreth Prishtinës që shfrytëzohen nga çiklistët ne do të vendosim shenja”, ka thënë Abrashi.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, u zotua se do t’i mbështes federatat sportive.

    “Ne si Ministri i mbështesim federatat sportive dhe biçiklistët, kjo është më shumë për sigurinë, pastaj ruajtja e ambientit. Gjithsesi ne duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje stazave të çiklizmit”, ka thënë ajo.

    Kurse, Berat Rakovica, nga “Marakli t‘biçikletave”, ka falënderuar ministrin Abrashi, për përkrahjen, derisa shpreson se në të ardhmen do të ketë kushte më të mira për çiklistët.

    “Falënderojmë Ministrin Abrashi që na ka përkrah dhe na ka siguruar që edhe në të ardhmen ka me na përkrahë, do të vendos standard për rrugët e çiklistëve. Nuk mjaftojnë vetëm këto shenjëzime, duhet me i pas edhe disa pengesa për automjetet. Më vjen mirë që e kanë marrë si punë prioritare çiklizmin, sportin”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.