×
  • Kronika
  • Kronika

    ​22 vjet e 6 muaj burgim ndaj dy personave për grabitje

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.G, V.S dhe L.H shtetas të Republikës së Kosovës.

    Përmes një komunikate të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, B.G dhe V.S, akuzohen për 8 vepra penale të kryera në bashkëkryerje grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurin e B.G edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, ndërsa të pandehurin L.H për shkak të veprës penale të kryer në vazhdim blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    Kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga të pandehurit për veprat penale me të cilat i ngarkon akuza, të pandehurin B.G, e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër njëmbëdhjetë (11) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2.500) euro. Të pandehurit V.S iu shqiptua dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2.500) euro, ndërsa i pandehuri L.H u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në periudhën kohore prej dy (2) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk kryen vepër tjetër penal.

    Të pandehurit nga kohë e pa caktuar deri në mars të vitit 2020, në bashkëkryerje kanë kryer tetë (8) vepra penale të grabitjes, në disa pompa të derivateve dhe auto sallon. Të pandehurit me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për ta sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, në bashkëkryerje kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetes ti sjellin përfitim pasosur të kundërligjshëm. Ndërsa i pandehuri tretë në vazhdimësi ka blerë sendet e përfituara me kryerjen e veprës penale edhe pse e ka ditur se të njëjtat janë përfituar me kryerje e veprës penale.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

    Nga Rubrika
    Kronika27 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Miradi të Fushë Kosovës, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte vozitur automjetin dhe kishte shkaktuar...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkombëtar. Në raportin e policisë bëhet e ditur se e njëjta është...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës i ka identifikuar dhe intervistuar dy të mitur në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, mendon se SHBA dhe BE duhet të...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se sot kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,...
    Vip27 Nëntor 2024
    E tërhequr për më shumë se një vit nga paraqitjet publike, Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha“po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.