Në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 597 qytetarë, 11 kanë vdekur dhe 122 pacientë janë shëruar.
Aktualisht në tri spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2,501 testime, prej të cilave 395 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë në këto bashki:
171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, etj.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv: një 55-vjeçar, një 62-vjeçar, një 64-vjeçar, një 66-vjeçar, një 70-vjeçar, dhe një 71-vjeçare nga Tirana, një 56-vjeçare nga Dibra, një 65-vjeçar nga Lushnja, një 64-vjeçar, një 77-vjeçare, një 82-vjeçar nga Elbasani.
Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 27.830 raste, prej tyre 12.889 janë shëruar, 14.318 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 623 persona./A2