×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​104 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri dhe 5 të vdekur

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Shqipëri kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa janë shënuar 104 raste të reja me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se janë shëruar edhe 85 persona.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.

    Krahas rasteve të reja të identifikuara nga epidemiologët në terren, vijon të ketë shtrime të reja në dy spitalet Covid dhe humbje jete.

    Ndaj i drejtohemi qytetarëve me një lutje, të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura për të minimizuar përhapjen e infeksionit, për të shmangur shtrimet në spital dhe për rrjedhojë edhe humbjet e jetës.

    Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:

    Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

    Megjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos.

    Ministria e shëndetësisë i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

    Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

    COVID-19 – Statistika (24 Korrik 2020)

    Testime totale 37875

    Raste pozitive 4570

    Raste të shëruara 2608

    Raste Aktive 1834

    Humbje jete 128 (Qarku Tiranë 67, Shkodër 20, Durrës 18, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 2)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 962

    Durrës 209

    Shkodër 196

    Vlorë 97

    Lezhë 83

    Korçë 66

    Fier 58

    Elbasan 49

    Kukës 43

    Berat 31

    Gjirokastër 20

    Dibër20

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Një alarm për sulm ajror u dha në orën 06:00 me orën lokale. Katër persona kanë humbur jetën gjatë natës nga një...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Thashethemet për një mosmarrëveshje mes ish-Presidentit dhe ish-Zonjës së Parë filluan të qarkullojnë pasi u njoftua se Michelle nuk do të merrte...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Qeveria izraelite ka miratuar armëpushimin në Gaza dhe marrëveshjen e lirimit të pengjeve me Hamasin, duke hapur rrugën që faza e parë...
    Të tjera
    Ekonomi18 Janar 2025
    Rritja e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë po vazhdon të rëndojë mbi qytetarët dhe po ngjallë shqetësime për mungesën e strategjive afatgjata...
    Lajme18 Janar 2025
    Në Kosovë, sektori i naftës po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke kontribuar me rreth 30 për qind...
    Front TV18 Janar 2025
    Ndërsa zgjedhjet e 9 shkurtit afrohen, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se procesi zgjedhor në Kosovë do të zhvillohet në një ambient të...
    Kronika18 Janar 2025
    Një burrë në Mitrovicë ka raportuar në polici se nën kërcënimin e armëve, dy persona ia kanë grabitur një shumë parash në...
    Vip18 Janar 2025
    Milaim Zeka, mbrëmë ka hyrë në BBVK, për 24 orë. Menjëherë në hyrjen e tij, Milaimi i tregoj Xhenetës se ku ndodhet...
    Kronika18 Janar 2025
    Policia ka njoftuar se është dhunuar një e mitur në Pejë. Në raportin 24 orësh policia njoftoj se i dyshuari po ashtu...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.