Momentalisht, zyrtarë të EULEX’it dhe policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit.
Lidhur me këtë kanë reaguar zyrtarë të Nismës Socialdemokrate.Zyrtarja e kësaj partie, Valdete Dushica Bajrami ka thënë se është turp për të gjithë deputetët që votuan këtë gjykatë.·
“Turp për të gjithë ata deputet të legjislaturës së V që votuan për këtë Gjykatë”, ka shkruar ajo.