Zyrtarja e Arbërisë së Dobrajës, Besarta Gashi ka qenë protagoniste në një video epike që është shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale.
Në këtë video, para ndeshjes së djeshme Arbëria – Llapi, Gashi shihet duke hyrë në zyret e klubit llapjan për t’ua “vjedhur” trofeun e Kupës së Kosovës, shkruan FrontOnline.
Megjithatë, ajo është zënë në “flagrancë” nga policia, të cilët e ndalën Gashin.
Ndryshe, ndeshjen e djeshme e fitoi Arbëria me rezultat 3:2.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/
https://www.instagram.com/p/CO8aa_EDolG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8ce7cdbf-bfd0-448b-b1a2-7e093b9f6743