Administrata e re amerikane mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian midis Prishtinës dhe Beogradit dhe shpreson se do të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin, bazuar në njohjen reciproke.
Kështu tha Molly Montgomery, Zëvendës Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë dhe perspektivat e mëtejshme të dialogut Kosovë-Serbi, ajo deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun me ndërmjetësimin e BE-së, i cili çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke, transmeton Klan Kosova.
Montgomery thotë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me BE-në dhe se, krah për krah me të, do të angazhohen në zgjidhjen e çështjes së Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi vërtet të përkushtuar për të punuar me Bashkimin Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun, me partnerët tanë së bashku. Unë mendoj se është një parim shumë i rëndësishëm për angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor”.
“ Ne e dimë se jemi më të suksesshmit atje kur punojmë krah për krah në krah të aleatëve dhe partnerëve tanë evropianë. “Dhe kjo do të jetë qasja jonë”.