Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Berim Sallahu, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.
Përmes, një postimi në profiling e tij në Facebook, ka shkruar se do të ankohen edhe në Gjykatën Supreme kundër këtij vendimi.
Ai ka thënë se nuk do të ndalen.
Postimi I tij I plotë:
Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së.
Nuk do të ndalemi!/FrontOnline/