Ruzhdi Morina nga Trusti ka theksuar se si institucion janë gati për dhënien e 10 %.
Ai tha se paratë e Trustit qytetarët mund t’i marrin shumë shpejt.
“Ata që aplikojnë deri më datë 24 dhjetor, paratë mund t’i marrin para festës së Vitit të Ri”, tha ai.
Morina tha që dy gjëra janë shumë të rëndësishme në aplikacionin për paratë e Trustit: numri personal dhe llogaria e saktë bankare.