Zyrtari i Trepçës ’89, Lulzim Imeri ka reaguar ashpër pas humbjes së sotme nga Drita.
Drita e ka mundur Trepçën ’89 në “Riza Lushta” në Mitrovicë me rezultat 0:1, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, nga klubi mitrovicas janë shprehur të pakënaqur me nivelin e referimit.
Nga ana tjetër, Imeri ka akuzuar rëndë gjyqtarët e këtij takimi, derisa ka edhe një mesazh për Dritën.
Postimi i plotë i Imerit në “Facebook”:
“Referi kryesor Alban Shala dhe asistentët Elvis Bicaj dhe Meriton Berisha e kryejnë Misionin me suksesë
Luajnë me ndjenjat e Donatorëve.
Nëse mendon KF DRITA me këso lloj loje me ndihmën e referave me i fitu lojt nuk e di qka i vyen edhe nëse shpallën kampion. Federatë Reflekto“./FrontOnline/