Zëdhënësi i Trepçës ’89, Lulzim Imeri ka reaguar pas dënimit që i është shqiptuar presidentit të klubit, Abedin Zeka nga Komisioni Disiplinor i Federatës e Futbollit e Kosovës.
Zeka është gjobitur me 500 euro pas deklaratave dhe akuzave drejtuar krerëve të FFK-së në një studio televizive, shkruan FrontOnline.
“Beki” deklaroi se është i gatshëm të flas për të gjitha problemet në futbollin vendor kur do që është i gatshëm kryetari i FFK-së, Agim Ademi.Numri një i minatorëve po ashtu deklaroi se KF Prishtinës i janë vjedhur dy tituj të kampionit dhe se gjyqtarët janë të korruptuar.
Ndërkaq, Imeri në rrjetin social “Facebook” e ka barazuar komisionin e FFK-së me atë të komitetit të kohës së komunizmit.
Shkrimi i plotë i Imerit:
“Komisioni Disiplinor i FFK-së ngjason e Komitetin e kohës së komunizmit, kur për shqiptarët ka qenë e ndaluar liria e shprehjes dhe dëmtohesh kur je i lirë me u shpreh. Presidenti i Trepçës ’89, z.Abedin Zeka u dënua vetëm pse e tregoi të vërtetën“./FrontOnline/