Sami Hajrullahu, është anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj Lëvizje Albin Kurti.
Hajrullahu punon si zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë për rehabilitim dhe reintegrim të njerëzve që kanë rënë në konflikt me ligjin.
“Sami Hajrullahu ka diplomuar në Departamentin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik të UP-së, aty pastaj ka bërë edhe Master për Psikologji Klinike kurse tani është në procedurë të regjistrimit të PhD-së në Universitetin e Friburgut në Zvicër. Jeton në Prishtinë, punon në Ministrinë e Drejtësisë si zyrtar për rehabilitim dhe reintegrim të njerëzve që kanë rënë në konflikt me ligjin. Është ekspert gjyqësor i psikologjisë pranë Gjykatës themelore në Gjilan. Udhëheq një OJQ e cila merret me mirëqenien psiko-edukative të fëmijëve dhe të rinjve. Me prejardhje është nga Zhegra e Gjilanit, ndërkaq në Zvicër e Gjermani e ka familjen e gjerë. Me Arben Vitinë i dëshiruam mirëseardhje në VETËVENDOSJE!. Qytetarëve dhe shtetit tonë iu nevojitet një qeveri e Lëvizjes e cila pas zgjedhjeve të reja ka dijen e përvojën, vullnetin dhe guximin për ndryshimet e filluara në pranverën 2020”./Front Online