Tani kur edhe përfundimisht Vjosa Osmani është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, zyrtarët e kësaj të fundit duket se nuk janë duke u mërzitur fare.
Osmani edhe sonte e konfirmojë se rrugët mes saj dhe LDK-së janë ndarë përfundimisht.
Bajram Gecaj, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, teksa ka komentuar këtë deklaratë, i ka thënë Osmanit shkofsh e mos u kthefsh.
“Rrugët me LDK-në i kam ndarë përfundimisht” … shkofsh e mos u kthefsh!”, ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.
Osmani tashmë ka konfirmuar nisjen e një iniciative qytetare me të cilën synon të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Madje, me këtë iniciativë ajo ka dhënë shenja se mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, përmes një koalicioni parazgjedhor.