Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së dhe ish deputet i kësaj partie, Fidan Rekaliu, ka kundërshtuar vendimin që zyra e presidentit të zhvendoset në një ambient tjetër, madje duke paralajmëruar ndalimin e një vendimi të tillë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Rekaliu, ka thënë se një vendim i tillë, i cili i kushton buxhetit të vendit, mbi 15 milionë euro, është i papranueshëm dhe duhet të ndalohet.
Ai e ka quajtur këtë vendim si keqpërdorim të parasë publike.
Postimi i tij i plotë:
Akomodimi i presidences ne zyrat e Ministrise se Kultures dhe asaj te Bujqesise duhet te ndalet nga Qeveria e re. Shpenzimi 15 milionesh per renovim te nje ndertese dhe pagesa vjetore prej 1 milion euro per qera, eshte skandal i pa pranueshem qe behet shpejt e shpejt ne kohen e tranzicionit te pushtetit. Kjo flet shume. Ne qe kemi marr besimin e qytetareve per qeverisje te mire do te kundershtojme cdo praktike te tille te keqperdorimit te parase publike./Front Online/
https://www.facebook.com/fidan.rekaliu/posts/2977733288921202