
Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar një zyrtar i lartë amerikan për NBC News, identiti i të cilit nuk është zbuluar, përcjell Reporteri.net.
Netanyahu i telefonoi Presidentit Donald Trump të hënën e kaluar për t’i thënë se Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, do të takohej me anëtarë të lartë të ekipit të tij udhëheqës,
Netanyahu i tha presidentit dhe këshilltarëve të tij se e gjithë grupi mund të shkatërrohej me një goditje të vetme të shtunën në mëngjes sepse ata po mblidheshin në një vend, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se CIA e konfirmoi shpejt këtë informacion.
Thirrja, e raportuar për herë të parë nga Axios, u zhvillua në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, tha zyrtari, dhe shënoi një moment vendimtar që çoi në përcaktimin e saktë të kohës për ato goditje fillestare ndaj Iranit.
Thirrja ishte një nga disa faktorë kritikë që çuan në vendimin e Trump për të goditur Iranin, tha zyrtari, duke shtuar se ai gjithashtu konsideroi përpjekjet e Iranit për të ndërtuar armë bërthamore, dështimin për të arritur ndonjë përparim në bisedimet direkte me Republikën Islamike dhe zgjerimin e programit të tij të raketave balistike.
Trump ka mohuar pretendimet se u tërhoq në luftë nga Izraeli, madje tha se ai mund të ketë ndikuar në vendimin e tyre për të vepruar.