Në pasditen e djeshme, klubi i 2 Korrikut pati për vizitë zyrtarin nga Turqia, Saffet Işler, i cili është koordinator i Akademisë së Futbollit “Beşiktaş”.
Ky takim, që për qëllim pati finalizimin e detajeve të fundit para nënshkrimit të kontratës në mes të dy klubeve, zgjati për afro një orë, përcjell FrontOnline.
E ky takim, ishte vetëm i pari nga të shumtit që do të mbahen ditëve në vijim.
Koordinatori Saffet Işler, u prit nga Shaban Baholli, e që të dy potencuan se takime të tilla janë të mirëpritura dhe ndihmesë e madhe në arritjen e sukseve të përbashkëta si dhe qëllimeve që ka marrëveshja bashkëpunuese në mes të dy klubeve./FrontOnline/