Policia austriake tha sonte se disa njerëz u plagosën në Vjenë ku sipas informacioneve të para një sulmues ka qëlluar në drejtim të policit që po ruante një sinagogë dhe i cili është në gjendje kritike për jetën.
Agjencia austriake e lajmeve APA citoi Ministrinë e Brendshme të vendit të thoshte se një sulmues është vrarë dhe një tjetër mund të jetë në arrati.
Karl Nehammer, zyrtar i lartë të sigurisë së vendit, ka deklaruar se disa njerëz janë plagosur në një sulm në kryeqytetin Vjenë dhe mund të ketë edhe përfundime me fatalitet.
Ai ka thënë se kishte disa sulmues të përfshirë dhe se një sulmues mund të jetë vrarë dhe një tjetër ndodhet në arrati.
Oskar Deutsch, kreu i komunitetit hebre në Vjenë, tha se të shtënat ndodhën në rrugën ku ndodhet sinagoga kryesore e qytetit, por që nuk ishte e qartë nëse shtëpia e adhurimit ishte shënjestruar. Sinagoga ishte mbyllur tashmë në kohën e të shtënave, shkroi Deutsch në Twitter.
Ndërsa, Rabini Schlomo Hofmeister tha për Associated Press se ai pa të paktën një person duke qëlluar me armë zjarri mbi njerëzit të ulur jashtë hekurave në rrugë poshtë dritares së tij.
“Ata po qëllonin të paktën 100 fishekë vetëm jashtë ndërtesës sonë”, tha Hofmeister.
Policia e Vjenës tha se operacioni në qendër të qytetit është duke vazhduar dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin të gjitha hapësirat e hapura dhe transportin publik.
Policia tha se tramvajet dhe autobusët nuk po ndalonin në qendër të qytetit. Ata gjithashtu u kërkuan përdoruesve të mediave sociale të mos postojnë video të operacionit të vazhdueshëm policor, në mënyrë që të mos rrezikojnë oficerët.
Ndryshe, ende nuk janë përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit që ka tronditur Austrinë.