×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zyrtarët amerikanë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit HTS

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2024

    Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit Tahrir al-Sham (HTS), që tani kontrollon Sirinë, pas rrëzimit të regjimit të liderit Bashar al-Assad, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

    Kjo është hera e parë që SHBA-ja ka konfirmuar kontaktin me këtë grup, të cilin e konsideron organizatë terroriste.

    Blinken u ka thënë gazetarëve se SHBA-ja ka qenë në kontakt për të kuptuar për fatin e gazetarit të zhdukur, Austin Tice.

    Ai i ka bërë këto deklarata në Jordani, pas bisedimeve që ka zhvilluar me përfaqësues të disa vendeve arabe, Turqisë dhe Evropës, për të diskutuar të ardhmen e Sirisë.

    Zyrtarët janë pajtuar për të mbështetur një tranzicion paqësor në këtë shtet.

    Vetë zyrtarë të Jordanisë kanë thënë se fuqitë rajonale nuk dëshirojnë të shohin kaos.

    Në një komunikatë të përbashkët, këto vende kanë bërë thirrje për një Qeveri siriane gjithëpërfshirëse që respekton të drejtat e minoriteteve dhe nuk ofron bazë për “grupet terroriste”.

    Përfaqësues të grupit HTS nuk kanë qenë pjesë e takimit në Jordani.

    HTS, grupi më i fuqishëm i rebelëve në Siri, ishte themeluar nën një emër tjetër, Jabhat al-Nusra, më 2011, dhe ka qenë degë e Al-Kaidës.

    Grupi është konsideruar ndër më efektivët në luftën kundër regjimit të Assadit.

    Përveç nga SHBA-ja, grupi konsiderohet terrorist edhe nga Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian.

    Lideri i grupit, Ahmed al-Sharaa, që njihet edhe si Abu Mohammed al-Jolani, i ka shkëputur lidhjet me Al-Kaidën më 2016. Ai është zotuar së fundmi për tolerancë për komunitetet dhe grupet tjera fetare.

    Megjithatë, e kaluara e dhunshme e grupit ka ngritur shumë pikëpyetje nëse ai do të mund t’i përmbushë premtimet.

    Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

    Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka thënë se qeveria britanike ka pasur “kontakte diplomatike” me grupin rebel sirian...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Ai mund të njihet më mirë nëpër botë si babai i kompanive Tesla dhe SpaceX. Por pas pak muajsh, Elon Musk pritet...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Një vajzë 17 vjeçare nga Durrësi ka vdekur sot. Mediat në Shqipëri raportojnë se ajo ishte prekur nga sëmundja e meningjitit. Bëhet...
    Të tjera
    Vip15 Dhjetor 2024
    Këngëtarja shqiptare, Keisi Medini është shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, Keisi ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshe....
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Dy persona në Tiranë janë therur me mjet të mprehtë nga një 40-vjeçar. Policia ka bërë të ditur se po punojnë për...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javën që vjen se do t’i heqë gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pajovë të Peqinit. Si pasojë një fëmijë katërvjeçar ka mbetur i lënduar...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit Tahrir al-Sham (HTS), që tani kontrollon Sirinë, pas rrëzimit të regjimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.