Andi Zeqiri ka mbetur jashtë listës përfundimtare të Përfaqësueses së Zvicrës për Kampionatin Evropian.
Zeqiri në fillim ishte pjesë e listës së Zvicrës për “Euro2020”, por nuk është në ekipin final prej 26 futbollistëve.
Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq të hënën e bëri publike listën përfundimtare prej 26 lojtarëve.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi janë pjesë e listës që do përfaqësojnë në Evropian.
Andi Zeqiri në disa raste është ftuar vazhdimisht nga FFK-ja për t’iu bashkuar Kosovës.