Feronikeli ka njoftuar se Yll Hoxha është larguar nga skuadra e tyre.
Ish-kampionët e Kosovës kanë falënderuar mbrojtësin e majtë i cili luajti në Drenas që nga janari i vitit 2017.
Ky është njoftimi i klubit:
Faleminderit Yll Hoxha!Yll Hoxha ka përfunduar avanturën e tij me FC Feronikelin.Mbrojtësi i majtë që erdhi në skuadër në afatin kalimtar të janarit, të vitit 2017, djerësiti plot 170 herë fanellën e Feronikelit.I transferuar nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, konkretisht nga Vllaznia, Hoxha fitoi gjithçka që mund të fitohet në Kosovë me FC Feronikelin, duke u mbajtur mend për golin e tij në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19, gol që shpalli Niklin kampion të Kosovës.
Yll Hoxha:
“Ishte kënaqësi të mbaj veshur fanellën e Feronikelit për këto katër vitet e fundit, klub për të cilin do të kem respekt gjithmonë. Dua të i falënderoj të gjithë te Feronikeli, bashkëlojtarët, trajnerët, stafin, e po ashtu edhe Tigrat e Zi, të cilët kanë qëndruar gjithmonë me ne, sezon pas sezoni. Falënderim të veçantë kam për presidentin e klubit, Naser Ramaj, që më mundësoi të jem pjesë dhe të fitoj trofe me këtë klub fantastik.”