Edhe një futbollist tjetër e ka konfirmuar largimin nga skuadra e Gjilanit.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Ardit Dallku, i cili i ka dhënë fund aventurës te Gjilani, raporton FrontOnline.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Dallku në rrjetin social “Facebook”:
“Me marrëveshje të dyanshme, vendosëm t’i ndajmë rrugët. Suksese në të ardhmen Gjilani”, ka shkruar Dallku.
Ndryshe, para Gjilanit, Dallku është aktivizuar te Shkëndija e Tetovës dhe Vorskla në Ukrainë./FrontOnline/