Virgil van Dijk e ka përjashtuar veten nga Kampionati Evropian i kësaj vere, derisa po përgatitet të rikthehet në aksion me Liverpoolin para fillimit të edicionit të ri.
Kapiteni i Holandës është i lënduar që prej muajit tetor pas një përplasje me portierin e Evertonit, Jordan Pickford, shkruan FrontOnline.
29-vjeçari është duke u rehabilituar nga lëndimi dhe ka pasur zëra se ai mund të tubohej me Holandën për “Euro 2020”.
Megjithatë, qendërmbrojtësi holandez e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se po punon të rikthehet për edicionin e ardhshëm.
“Gjërat kanë qenë duke shkuar mirë. Do të mungoj në ‘Euro 2020’ dhe kjo më mundon, por shpresoj të rikthehem më i fortë”, tha ai./FrontOnline/