Mark van Bommel është zyrtarizuar si trajner i ri i skuadrës së Wolsburgut.
Klubi gjerman e ka bërë të ditur këtë lajm në uebsajtin zyrtar, shkruan FrontOnline.
Ish-reprezentuesi i Holandës ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Wolfsburgun.
Më herët, ai ka drejtuar edhe Kombëtaren e Australisë si dhe PSV-në.
Si futbollist, Van Bommel ka luajtur te Milani, Bayern Munichu dhe Barcelona./FrontOnline/