Valencia ka vendosur që t’i ndajë rrugët me trajnerin Javi Garcia.
Pas humbjes 2:3 nga Barcelona, klubi nga Mestalla ka shkarkuar trajnerin e skuadrës, shkruan FrontOnline.
Vendin e tij përkohësisht do ta zë Salvador Gonzalez.
“Klubi dëshiron ta falënderojë publikisht atë për punën e tij dhe përkushtimin gjatë kohës si trajner i skuadrës dhe i uron shumë sukses për të ardhmen. Salvador Gonzalez ‘Voro’ do ta marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës”, ka shkruar Valencia në faqen zyrtare./FrontOnline/