Janë mbyllur ndeshjet e javës së fundit në kuadër të Ligës së Parë, në grupin si dhe në grupin B.
Me përfundimin e ndeshjeve të sotme, Ulpiana dhe Malisheva zyrtarisht janë inkuadruar në Superligën e Kosovës, raporton FrontOnline.
Në grupin B, në garë të ngushtë ishin Ulpiana dhe Flamurtari, por falë fitores së lipjanasve 1:2 ndaj Ramiz Sadikut, u inkuadruan në elitë.
Nga ana tjetër, pavarësisht fitores 1:5 të Flamurtarit ndaj Vllaznisë, kjo nuk ka mjaftuar.
Kështu, Flamurtari do ta kërkojë inkuadrimin në Superligë përmes barazhit ndaj vendit të dytë në grupin A.
Tutje, nga grupi A, direkt në Superligë është inkuadruar Malisheva.
Pas fitores 0:3 ndaj Vëllaznimit, skuadra e Malishevës e ka arritur suksesin historik.
Fitorja 3:5 e Dukagjinit ndaj Trepçës nuk mjaftoi që klinasit të rikthehen në elitë, derisa tani në ndeshjen e barazhit ndaj Flamurtarit e kërkojnë një gjë të tillë./FrontOnline/