Thomas Tuchel ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Chelsean, pas triumfit të skuadrës në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Të Kaltërit” e emëruan Tuchelin në postin e trajnerit pas shkarkimit të Frank Lampardit, shkruan FrontOnline.
Tuchel ia doli ta fitojë Ligën e Kampionëve me Chelsean, madje edhe ta kualifikojë skuadrën në këtë garë për edicionin e ardhshëm.
“Nuk mund të imagjinoj rast më të mirë për rinovimin e kontratës sime. Jam falënderues për këtë përvoj dhe jam i lumtur që jam pjesë e familjes së Chelseat”, ka thënë Tuchel.
“Ka ende për të ardhur dhe mezi pres t’i bëjmë hapat e radhës me ambicie”, shtoi ai./FrontOnline/