Danny Rose dhe Paulo Gassaniga janë larguar edhe zyrtarisht nga Tottenhami.
Lajmin në fjalë e ka konfirmuar vetë klubi londinez në rrjetet sociale, shkruan FrontOnline.
Dy futbollistëve u ka skaduar kontrata dhe tani janë futbollistë të lirë.
Rose ishte pjesë e Tottenhamit nga viti 2007, ku kishte bërë 214 paraqitje për klubin anglez.
Kurse, Gassaniga ishte pjesë e “Spurs” nga viti 2017./FrontOnline/