Marc-Andre ter Stegen do ta humbasë Kampionatin Evropian “Euro 2020” pasi portieri i Gjermanisë dhe Barcelonës konfirmoi se do t’i nënshtrohet një operimi në gju gjatë verës.
Në rrjetet sociale, “gardiani” gjermani e zbuloi se do ta humbasë këtë kompeticion me rekomandim të stafit mjekësor, shkruan FrontOnline.
“Kam vendosur së bashku me stafin mjekësor të klubit që ta bëj një intervenim mjekësor në gjurin tim. Jam i pikëlluar që do ta humbasë evropianin me Gjermaninë”, ka shkruar fillimisht Ter Stegen.
“Kjo është hera e parë për mua, por do ta mbështes shtetin tim nga shtëpia. Shpresoj se ne do ta fitojmë këtë trofe”, shtoi ai.
Ter Stegen pritej të ishte “numri 2” i Gjermanisë në “Euro 2020” pas Manuel Neuerit, por tashmë me këtë zhvillim, vendin e tij pritet ta zë Bernd Leno i Arsenalit.
Ndryshe, Gjermania do të përballet me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë në grupin F të “Euro 2020”./FrontOnline/