Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.
Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX tek shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen.
Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.
Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.
Ai ishte Ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.
Me poshtë sjellim disa pamje nga gjendja aktuale.
Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate./kp/