Klubi i hendbollit, Prishtina dhe trajneri Taip Kabashi kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit.
Kryetari i klubit, Kolgeci dhe Kabashi janë marrë vesh për ndërprerjen e kontratës, shkruan FrontOnline.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja e klubit prishtinas në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i KH Prishtina:
“KH Prishtina dhe Taip Kabashi përfundojnë bashkëpunimin 3 vjeçar
Kryetari Kolgeci dhe Taip Kabashi janë dakorduar që ta përfundojnë bashkëpunimin disa vjeçar, shumë të suksesshëm.
Trajnerin Kabashi, Kryesia e klubit, lojtarët, tifozët dhe e gjithë Prishtina e falenderojnë shumë për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë 3 viteve të fundit si pjesë e Prishtinës. Vlen të theksohet se gjatë këtyre 3 viteve, KH Prishtina ka dominuar në konkurrencën e juniorëve dhe kadetëve, si dhe ka arritur të jetë nënkampion dhe finalist i kupës me ekipën e parë.
Fokusi i Prishtinës do të jetë 100% në gjeneratat e reja dhe lojtarët vendor!
Taiqe, faleminderit për gjithçka dhe të dëshirojmë suksese!“./FrontOnline/