Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Marvin Çuni është prezantuar te skuadra nga Rusia, Rubin Kazan.
Çuni është transferimi më i ri i klubit rus, ku luan edhe Mirlind Daku.
Marrëveshja mes klubit nga Serie A, Frosinones dhe Rubin Kazanit thuhet se ka qenë afër 2 milionë euro.
Kujtojmë që lojtari shqiptar vjen nga akademia e klubit të madh gjerman, Bayern Munchen dhe shihet si sulmues i së ardhmes.
Në anën tjetër, ardhja e Marvinit në Rubin Kazan – shton më shumë spekulimet për një largim të mundshëm të Mirlind Dakut në ditën e fundit (sot) të merkatos në Rusi.