Sulmuesi nga Kroacia, Tomislav Bushiq sot në përballjen e skuadrës së Gjilanit përballë Prishtinës, luajti minutat e fundit të karrierës së tij profesionale, ku pas këtij takimi ai vendosi që të pensionohet nga futbolli aktiv profesionist, përcjell FrontOnline.
Tomislav Bushiq, pas ka një karrierë të pasur ku luajti në shumë skuadra të ndryshme, duke fituar shumë trofe dhe duke realizuar gola të shumtë e ku veçohet titulli me skuadrën nga vendlindja e tij, Hajduk Split në edicionin 2005/06, ku edhe kishte epitetin e golshënuesit më të mirë në skuadër.
Bushiq, skuadrës së Gjilanit iu bashkua në vitin 2019, e për dy vite ai dha kontribut në sukseset historike duke realizuar dhjetë gola në 31 paraqitje për skuadrën gjilanase, në suksesin e vitit të kaluar ku arriti ta përfaqësojë vendin në Evropë.
Skuadra e Gjilanit e ka falënderuar sulmuesin Tomsilav Bushiq për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e Gjilanit, duke i uruar sukesese në hapat e mëtutejeshëm të karrierës së tij jashtë fushave të blerta./FrontOnline/