Zakonisht, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i bën me dije të rejat klubin e tij në rrjetin social “Twitter”.
Së fundmi, i pari i klubit italian ka zyrtarizuar ardhjen e Luciano Spallettit në krye të Napolit, shkruan FrontOnline.
“Unë jam i kënaqur t’ju njoftoj se Luciano Spalletti do të jetë trajner i Napolit nga 1 korriku”, shkruan fillimisht De Laurentiis.
“Mirësevjen Luciano, së bashku do të bëjmë punë të shkëlqyer”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Napoli është pa trajner që prej shkarkimit të Gennaro Gattusos ditë më parë./FrontOnline/