Edhe këtë vit, tri klube nga Kosova do të marrin pjesë në garat evropiane, raporton FrontOnline.
Fituesi i Superligës së Kosovës do të paraqitet në Ligën e Kampionëve, kurse për vendin e dytë dhe fituesin e Kupës së Kosovës ka ndryshime këtë vit.
Derisa vendi i dytë dhe fituesi i kupës janë paraqitur në Ligën e Evropës deri vitin e kaluar, sivjet kjo nuk do të ndodhë.
Skuadrat në fjalë do të paraqiten në një kompeticion të ri që quhet Euroligë.
Këtë lajm e ka konfirmuar për FrontOnline edhe zyrtari i Federatës e Futbollit e Kosovës, Bajram Shala.
Ai ka thënë se në këtë kompeticion marrin pjesë klubet nga të gjitha federatat.
“Nuk shkojnë në Ligën e Evropës, shkojnë në Euroligë, aty janë klubet nga të gjitha federatat, prej federatës më të fortë dhe deri tek ajo që është e ranguar në vendin e fundit”, ka deklaruar të mërkurën për FrontOnline Bajram Shala.
Ndryshe, kandidat potencial për pjesëmarrje në Euroligë sivjet janë Drita/Ballkani nga vendi i dytë dhe fituesi i kupës mes Dukagjinit dhe Llapit./FrontOnline/