Pas largimit të Antonio Contes, Interi është bërë me trajner të ri.
Simone Inzaghi i është bashkuar Interit në postin e trajnerit të skuadrës, shkruan FrontOnline.
Inzaghi i cili u largua nga Lazio, ka marrë besimin e drejtuesve të klubit nga Milano.
Ai ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me Interin.
Ndryshe, Conte drejtoi Interin drejt titullit kampion, por që mosmarrëveshjet e brendshme detyruan atë të largohet./FrontOnline/