Në prag të debutimit në Evropë, Llapi ka njoftuar se ka zgjatur bashkëpunimin me shtatë futbollistë.
Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri nënshkruajnë kontratë të re me klubin edhe për një vit, shkruan FrontOnline.
Lajmin në fjalë e ka konfirmuar klubi i Llapit në rrjetin social “Facebook”.
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/a.481473602242/10159225807167243/
Njoftimi i plotë i klubit nga Podujeva:
“Kapiteni Idrizi me shokë zgjasin bashkëpunimin me Llapin edhe për një vit
Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri nënshkruajnë kontratë të re me klubin edhe për një vit
Podujevë, 15 qershor 2021 – Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me shtatë futbollistët kyç të skuadrës në vitet e fundit, sidomos në edicionin që lamë pas, të cilët kontribuan në suksesin e skuadrës me rastin e fitimit të Kupës së Kosovës.
Grupi prej shtatë futbollistëve të prirë nga kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi dhe zv. kapiteni Benjamin Emini, mbrojtësit Elvis Prençi dhe Ardit Peposhi, mesfushorët Arbnor Ramadani, Kushtrim Shabani e Edon Zeqiri, ndonëse kishin kontratë valide deri pas ndeshjeve të Evropës, u dakorduan me vazhdimin e kontratës edhe për edicionin e ardhshëm 2021/22.
Kontratë me skuadrën deri më 2022 kanë portieri: Marijan Coric, mesfushorët: Edon Sadriu e Kastriot Selmani, kurrse sulmuesit Valmir Veliu dhe Adonis Aliu kanë kontratë deri në vitin 2023, dhe mesfushori defanziv, Ilir Krasniqi deri në vitin 2025.
Vazhdojmë të bashkuar drejt suksesit në ndeshjet ndërkombëtare“./FrontOnline/