Klubi më i madh shqiptar, Shkëndija e Tetovës e ka siguruar zyrtarisht titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut.
Kur janë zhvilluar 29 xhiro në kampionatin maqedonas, skuadra e Ernest Gjokës është shpallur zyrtarisht kampione, shkruan FrontOnline.
Me fitoren e sotme 3:1 ndaj Borecit, skuadra nga Tetova e ka fituar titullin.
https://www.facebook.com/fcshkendija/posts/4018104168212109?__cft__[0]=AZUkRvCTI6wuXRwEBWi8iJI_K6tG9DfMvunYlLE-Qra31sLJiZOaIBhtvCe9W6M4UbqhYvBL0zvdFwmeV_TdF0gH0ex3fj1mWe-EbHZS8e5eZReHppKaXPxvqrDulRYevOUWOEi4MrN5MxRZHcju7zxK&__tn__=%2CO%2CP-R
Ky është titulli i katërt në histori për klubin e madh shqiptar.
Ndryshe, pas 29 javësh, Shkëndija e zë vendin e parë me 68 pikë të grumbulluara.
Me 29 ndeshje të zhvilluara, Shkëndija ka regjistruar 20 fitore, tetë barazime dhe një humbje./FrontOnline/