Cristiano Ronaldo nuk është ftuar nga Juventusi për ndeshjen e nesërme ndaj Atalantës, ka njoftuar trajneri Andrea Pirlo.
Ndeshja mes Atalantës dhe Juventusit luhet të dielën me fillim nga ora 15:00, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, Pirlo ka konfirmuar se portugezi nuk do të luajë, derisa në vend të tij do të startojë Paulo Dybala.
“Ne kemi një mungesë të rëndësishme. Cristiano nuk është i ftuar shkaku i një problemi me lëndim”, ka thënë trajneri italian.
“Do të ishte rrezik nëse do ta ftonim atë në Bergamo. Shpresoj që ai të jetë i gatshëm për të mërkurën”, shtoi Pirlo./FrontOnline/