Federata e Futbollit e Argjentinës ka pezulluar përkohësisht futbollin argjentinas në të gjitha kampionatet.
Ky pezullim i përkohshëm vlen të paktën deri më 30 maj, shkruan FrontOnline.
Vendimi në fjalë vjen si pasojë e rasteve të shumta me virusin korona.
Vetëm dje në Argjentinë janë regjistruar afër 36 mijë raste të reja me COVID-19 si dhe 692 raste të vdekjes.
Për këtë arsye, vendimi u mor për t’u ndalur futbolli (Argjentina, ndër të tjera, mbeti i vetmi vend organizues i “Copa America 2021”, pas pezullimit të Kolumbisë për të njëjtin shkak).
Sidoqoftë, ky pezullim i futbollit në Argjentinë, sipas mediave lokale, nuk ka të bëjë me ndeshjet e organizuara nga “Conmebol”, pra as me “Copa Libertadores” dhe “Copa Sudamericana”, gara që shohin deri në 13 skuadra argjentinase të përfshira./FrontOnline/