Mbrojtësi veteran, Sergio Ramos assesi të bëhet rehat këtë edicion.
Kapiteni i Real Madridit këtë edicion ka pasur probleme të shumta me lëndimet, shkruan FrontOnline.
Si pasojë e tyre, ka munguar në shumë ndeshje për “Los Blancos”.
Por, tani Real Madridi e ka dhënë edhe një lajm të keq për futbollistin andaluzian.
Saktësisht, Ramos ka rezultuar pozitiv në testin e bërë së fundmi për COVID-19.
“Real Madridi njofton se lojtari ynë, Sergio Ramos ka dalur pozitiv në testin e fundit COVID-19”, shkruan klubi kryeqytetas./FrontOnline/