Qeveria e Italisë ka miratuar lejen për mbushjen e 25 përqind të stadiumit “Olimpico” për ndeshjet e Kampionatit Evropian “Euro 2020” këtë verë.
“Ky vendim i qeverisë është një lajm i shkëlqyer që ne do t’ia përcjellim menjëherë UEFA-së”, ka thënë presidentja e Federatës e Futbollit e Italisë, Gabriela Gravina, shkruan FromtOnline.
Roma, si Mynihu dhe Bilbao kishin kohë deri më 19 prill për të paraqitur informacione shtesë në UEFA në lidhje me planin për rikthimin e tifozëve.
Përfaqësuesi i Komitetit Teknik-Shkencor, Franco Locatelli deklaroi se afati ishte shumë i shkurtër, por qeveria italiane vendosi dje.
Roma do të jetë nikoqire e ndeshjes hapëse të “Euro 2020” mes Italisë dhe Turqisë.
Gjithashtu, në “Olimpico” do të luhen edhe ndeshjet Itali – Zvicër dhe Itali – Uells në grupin A, si dhe një ndeshje çerekfinale.
Ndryshe, “Euro 2020” nis më 11 qershor dhe mbyllet më 11 korrik./FrontOnline/