Klubi i Basketbollit Prishtina është bërë me trajner të ri për edicionin e ri të garave.
Ante Nazor, trajneri i njohur kroat e ka marrë drejtimin e klubit më të trofeshëm kosovar.
“Ish-trajneri i Cibona Zagreb dhe shumë skuadrave tjera elitare, Ante Nazor vjen në krye të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës.
“Në vazhdim të përgatitjeve për edicionin e ri sot zyrtarizuam edhe Kryetrajnerin, të mirënjohurin Ante Nazar”.
Kroati 42-vjeçar ka një karrierë të bujshme në zejen e trajnerit, ku ka udhëhequr skuadra të mëdha dhe gjithashtu ka arritur shumë suksese.
Sukseset e tij si trajner janë, Kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, Medalist i Artë i FIBA U-16 me Kroacinë, Medalist i Argjendtë me Kroacinë U-18 dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë me kategoritë e lart përmendura.