Diant Ramaaj ka nënshkruar me klubin e madh gjerman, Eintracht Frankfurt.
“Gardiani” shqiptar është transferuar te Frankfurti nga Heidenheimi, skuadër kjo e cila garon në ligën e dytë të futbollit gjerman, shkruan FrontOnline.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman në rrjetin social “Twitter”.
✍️🦅 Diant Ramaj wird ein Adlerträger!
Das Torwarttalent wechselt zur kommenden Saison vom @FCH1846 an den Main und unterschreibt einen Vertrag bis 2⃣0⃣2⃣4⃣! 🧤#SGE
— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) May 10, 2021
Trajneri i portierëve në klub, Jan Zimmermann e ka vlerësuar lartë talentin që luan për Gjermaninë.
“Është një portier i talentuar dhe jam i bindur se Dianti mund të bëjë hapin e radhës me ekipin tonë që të zhvillohet edhe më shumë”, ka thënë trajneri i portierëve, Jan Zimmermann.
Portieri nga Kosova me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e Frankfurtit deri në vitin 2024./FrontOnline/