Përleshja e djeshme në ndeshjen Prizreni – Peja i ka shkuar për shtati klubit pejan.
Klubi i Pejës me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se e ka fituar këtë ndeshje me rezultat zyrtar, 0:20, raporton FrontOnline.
Gjithashtu, pas këtij incidenti Peja është dënuar me 600 euro, teksa Dardan Berisha me 100 euro.
Me këtë fitore, Peja kualifikohet në finalen e madhe të fazës “Play-Off”, aty ku do të përballet me Yllin.
https://www.facebook.com/kb.peja.official/posts/3993683814055033?__cft__[0]=AZVl5avr7A8KbtMkok8xo48ETMeavgm-mDhrxrk2dn38d425lD6Vhh9p4R1IqscL2W1xZ3OhPgDCEe33rARQjY4C9ozAfti0jLkCvl65dXCz1_ywBIPwinQmXmVcaIvCPzz6Jd2jdXDA6PHdSyJ9i7yH&__tn__=%2CO%2CP-R
Njoftimi i plotë i Pejës:
“Jemi në finale por jo në mënyren se si dëshiruam ?.
Rezultati final:
KB Ponte 00 – 20 KB Peja
Jemi të detyruar të ju kërkojmë falje dashamirësve të basketbollit që nuk patëm mundësi të ju dhurojmë spektaklin e pritur.
–
Dënimet e FBK-së drejt KB Peja:
13.Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.
Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro“./FrontOnline/