Pandemia Golabale Covid-19 po vazhdon të qëndrojë në mesin tonë – duke shkaktuar shumë probleme edhë në zhvillimin e sportit.
Shteti i Koresë së Veriut edhe zyrtarisht ka anuluar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2021’.
Sipas komunikatës nga administratorët korean, ky anulim i pjesëmarrjes bëhet për shkak të situatës pandemike Covid-19.
Kujtojmë që vitin e kaluar për shkak të virusit ishin anuluar Lojërat Olimpike – kurse këtë vit ato priten të nisin nga data 23 korrik, deri më 8 gusht./IndeksOnline/