Pas Përparim Islamit, edhe dy largime tjera janë konfirmuar mbrëmë nga Feronikeli.
Braziliani Carioca dhe Besmir Bojku janë futbollistët e radhës që largohen nga stadiumi “Rexhep Rexhepi”, shkruan FrontOnline.
Dy futbollistët në fjalë kanë qenë pjesë e rëndësishme e “Niklit” në vitet e fundit.
https://www.facebook.com/besmir.bojku.7/posts/10220365113099661
Postimi i plotë i Besmir Bojkut në “Facebook”:
“Faleminderit Feronikel
Faleminderit te gjithve per keto 2 vite sa i kaluam se bashku, si momentet e mira dhe ato te pak sa te veshtira, asnje ndarje nuk eshte e lehte.
Se bashku me klubin perjetuam edhe emocionet e Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligës, momente qe çdo futbollist i ënderron.
Nuk mundem pa i pershendet edhe Presidentin e klubit z. Naser Ramaj dhe Kryetarin e Komunes së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci që gjithmone ishte së bashku me tifogrupin “Tigrat e Zi” duke na mbeshtetur si nga tribunat ashtu dhe jashte stadiumit“.
Ndërkaq, Carioca në rrjetin social “Facebook” poashtu e ka konfirmuar largimin./FrontOnline/