Juventusi edhe zyrtarisht ka konfirmuar se drejtori Fabio Paratici është larguar me marrëveshje të dyanshme pas 11 vitesh, duke i hapur derën e rikthimit Max Allegrit.
Kontrata e Paraticit do të përfundonte më 30 qershor të këtij viti, andaj nuk është vendosur për rinovim, shkruan FrontOnline.
Vendimi është bërë pas një edicioni zhgënjyes nga Juventusi, derisa Paratici pritet të zëvendësohet nga Luigi Cherubini.
“Kanë qenë vite të mrekullueshme te Juventusi”, ka thënë Paratici për faqen zyrtare të klubit.
“Juventusi më dha mundësinë ta kryejë punën time në liri absolute dhe pa kushte”, shtoi ai./FrontOnline/