×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Osasuna dorëzon ankesën për ndeshjen kundër Barcelonës

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Osasuna ka vendosur të kundërshtojë ndeshjen ndaj FC Barcelona, duke pretenduar se blaugranat kanë përdorur një formacion të parregullt duke aktivizuar Iñigo Martínez. Klubi nga Navarra e ka bërë të ditur këtë vendim përmes një komunikate zyrtare të publikuar mesditën e sotme.

    “Klubi e konsideron pjesëmarrjen e futbollistit Iñigo Martínez në ndeshjen e djeshme si një shkelje të nenit 5 të Aneksit I të Rregullores për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve të FIFA-s, i cili përcakton se një lojtar që nuk i bashkohet grumbullimit të kombëtares për arsye mjekësore ose e lë atë, nuk mund të luajë me klubin e tij për pesë ditë pas përfundimit të periudhës ndërkombëtare,” thuhet në komunikatën e Osasunës.

    Iñigo Martínez ishte thirrur nga përfaqësuesja e Spanjës për pushimin e fundit ndërkombëtar, por nuk u grumbullua për shkak të një parameniskiti të brendshëm në gjurin e tij të djathtë.

    Po ashtu, atë ditë u konfirmua edhe tërheqja e Marc Casadó dhe Bryan Zaragoza nga kombëtarja spanjolle për arsye mjekësore, me këtë të fundit që u paraqit në kampin e kombëtares për t’u vlerësuar nga stafi mjekësor.

    Osasuna thekson se “në përputhje me rregulloren e FIFA-s, asnjë nga këta lojtarë nuk duhej të ishte i vlefshëm për të luajtur në ndeshjen e djeshme, e vlefshme për javën e 27-të të LaLiga EA Sports, pasi nuk janë respektuar afatet e përcaktuara në rregullore”. Nga Pamplona shtojnë se “ky rast nuk mund të konsiderohet si një përjashtim që përjashton zbatimin e rregullores së FIFA-s”, prandaj klubi ka vendosur të paraqesë një ankesë për formacion të parregullt, në mbrojtje të të drejtave të tij, pastërtisë së garës dhe barazisë mes të gjithë pjesëmarrësve”.

    Megjithatë, ka pak gjasa që ankesa të pranohet. Barcelona e kishte komunikuar me kohë mungesën e Iñigo Martínez për shkak të problemeve në gju. Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, shpalli listën më 14 mars dhe më 17 mars, vetëm tre ditë më vonë, lojtari iu nënshtrua testeve mjekësore, ku u konfirmua mungesa e tij pas ndeshjes kundër Atletico Madridit.

    Në fakt, mbrojtësi i Barcelonës as që udhëtoi drejt Madridit për t’u bashkuar me kombëtaren në kampin stërvitor të Las Rozas, pasi si trajneri Luis de la Fuente, ashtu edhe stafi mjekësor i Federatës Spanjolle e pranuan diagnozën e dhënë nga klubi katalanas.

    Nga Rubrika
    Sport31 Mars 2025
    Harvey Elliott është një nga talentët më të mëdhenj të Liverpoolit, por ai mund të largohet nga Anfield në verë. Mesfushori anglez...
    Sport31 Mars 2025
    Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka komentuar mbi mundësinë e fitimit të Topit të Artë, por ka theksuar se nuk e sheh veten...
    Sport31 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës është njëra nga vendet e cila po kalon në një revulocion në futboll. Ditë më parë “Daradnët” kanë kaluar...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2025
    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo...
    Lifestyle31 Mars 2025
    Pranvera sjell një bollëk ushqimesh të freskëta dhe të shëndetshme që përveçse freskojnë menunë, janë edhe burim i shumë lëndëve ushqyese të...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Opinione31 Mars 2025
    Shkruan Piro Ahmetaj: Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.