Orges Shehi është trajneri i ri i FC Ballkanit.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi suharekas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtsre në Facebook.
Shehi do ta pasojë Pollozhanin i cili dha dorëheqje pas eliminomit nga Kupa e Kosovës.
Njoftimi i plotë i Ballkanit:
Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.
Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.
FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.
I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!