Odise Roshi tashmë ka mbetur pa skuadër.
Akhmat Grozny ka njoftuar se ka ndarë rrugët me futbollistin e Shqipërisë, shkruan FrontOnline.
Bëhet e ditur se kontrata është ndërprerë me konsensus.
Në edicionin që lamë pas, Roshi ishte i huazuar te Dyosgyori në Hungari.
Tashmë mesfushori fierak është një lojtar i lirë dhe po kërkon për një skuadër të re ku mund të vazhdojë karrierën./FrontOnline/